FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEÇUDIRA SHQIPTARE/ Vllaznia e femrave fiton ndeshjen në tavolinë, kundërshtari nuk paraqitet...

ÇUDIRA SHQIPTARE/ Vllaznia e femrave fiton ndeshjen në tavolinë, kundërshtari nuk paraqitet në fushë!!!

Në javën e parë e bëri Lushnja e cila nuk u paraqit fare në ndeshje, ndërsa sot e përsëriti një gjë të tillë ekipi i Kinostudios i cili nuk mori mundimin të nisej fare drejt Shkodrës për të luajtur ndeshjen e kampionatit ndaj Vllaznisë. E kemi fjalën për kampionatin e futbollit të femrave që nga java në javë vazhdon të prodhojë çudira.

Ka ndodhur kështu pasditen e sotme kur në fushën sportive “Reshit Rusi” duhej të ishte luajtur ndeshja në mes Vllaznisë dhe Kinostudios, por kjo nuk ka ndodhur sepse ekipi mik nuk është paraqitur në fushën e lojës.

Nga ana tjetër, ekipi i Vllaznisë dhe arbitrat kanë dalë në fushë sipas rregullores, kanë pritur disa minuta po sipas saj ekipin tjetër dhe pas mosparaqitjes së tij, arbitrja kryesore i ka rënë bilbilit për përfundimin e ndeshjes dhe tashmë kjo çështje do t’i kalojë Komisionit të Disiplinës.

Por çfarë vlen një fitore 3-0 në tavolinë? Asgjë. Nga viti në vit duket se serioziteti i këtij kampionati po lëkundet gjithnjë e më tepër. Në kampionatin e sivjetëm marrin pjesë vetëm 8 skuadra dhe nga ato, 3 apo 4 marrin pjesë thuajse formalisht sepse nuk kanë asnjë nivel. Madje shpeshherë edh nuk paraqiten në ndeshje sepse futbolli shqiptar i femrave duke patur vetëm një kategori, nuk ka as penalizime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments