Atletik Club ka qenë në javën e 3-të të kampionatit në transfertë drejt Tiranës. Ekipi u-15 është përballur në këtë raund me skuadrën e Studentit, ku shkodranët nuk kanë zhgënyer aspak. Kjo pasi kanë fituar në Tiranë me rezultatin 0-1, përballë një kundërshtari goxha të fortë.

Ka qenë një gol i minutës së 62-të që ka vulosur gjithçka. Uesli Taflaj, mesfushori dhe kapiteni i 15-vjeçarëve të ekipit shkodran i ka dhënë pikët e plota skuadrës së tij. Ku në fakt gjatë gjithë takimit, Atletik ka dominuar me lojën që ka zhvilluar dhe e ka merituar fitoren.

Nga java ne jave ky ekip po vjen duke e rritur performancen e tij dhe me siguri qe edhe ne vazhdim do te shohim lojera te bukura dhe rezultate pozitive. Drejtuesit e klubit besojne shume tek elementi qe eshte pjese e ketij ekipi.

Kjo ishte fitorja e dytë në 3 javë për skuadën e u-15. Dhe në kuotën e 6 pikëve, ata tregojnë që kanë ambicie maksimale për këtë edicion. Ku edhe besimi i trajnerëve të Atletik është shumë i madh tek kjo grup moshë që shihet me shumë të ardhme për futbollin shkodran.
Endri ÇINARI