Ne barazim 1-1 eshte mbyllur ‘derbi’ i kategorise se pare per 17 vjeçaret, ai ne mes ekipeve “Djelmnia shkodrane” dhe KF Shkodra, luajtur pasditen e sotme ne kompleksin sportiv Zmijani. Ka qene nje 90 minutesh shume i bukur, i shoqeruar me shume grinte dhe entuziasem nga futbollistet e te dy ekipeve.

Te paret kane kaluar ne avantazh ata te Djelmnise shkodrane me ane te futbollistit Mateos Uldedaj. Ka qene minuta e 29-te dhe me kete gol do te mbyllej edhe pjesa e pare e kesaj ndeshje shume interesante.

Ne te dyten nderkohe, presioni i KF Shkodra ne kerkim te golit te barazimit eshte shtuar derisa ai ka ardhur. Ne fakt ka qene nje autogol i futbollistit Ledion Hotaj ai qe ka sigluar shifrat ne 1-1, rezultat ky qe nuk do te ndryshonte deri ne fundin e ndeshjes.

Ne kete menyre te dy ekipet kane ndare nga nje pike dhe pas javes se trete te kampionatit, Djelmnia shkodrane dhe Shkodra ndajne vendin e pare dhe te dyte ne renditje me nga shtate pike secili duke kryesuar ne kete menyre edhe renditjen./SHKODRA-SPORT.COM/


DJELMNIA SHKODRAN U17- KF SHKODRA U17 1-1

Golat: Uldedaj ’29/ Hotaj ’65 (aut)

DJELMNIA SHKODRANE U17: Tahiri, Kakini, Plangaj, Zhuri, Brojaj, Çezma, Doçaj, Uldedaj, Ndrevashaj, Hotaj, Marshija. Tr: A. Shytani. U aktivizua edhe Preçetaj

KF SHKODRA U17: Shkambaj, Meti, Mehja, Bizi, Prendi, Ymeraj, Rrahi, Gjylbegaj, Taramani, Danaj, Gelqerja. Tr: S. Gokaj. U aktivizuan edhe Dibra, Skuqaj e Lumaj.

Arbiter: Indrit Myrtja, Sajmir Hysjeni, Dritan Lejthia (Shkoder)