Saturday, June 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE lajmëroi 'Shkodra Sport' dy ditë më parë, Vllaznia prezanton përgatitësin e...

E lajmëroi ‘Shkodra Sport’ dy ditë më parë, Vllaznia prezanton përgatitësin e ri atletik. Vjen nga Italia

Dy ditë më parë Gazeta “Shkodra Sport” lajmëroi se stafit teknik të ekipit të Vllaznisë do t’i shtohej edhe një pjestar tjetër, pikërisht italiani Dario Leva. Ndërkohë ditën e sotme ka qenë vetë klubi shkodran që e ka prezantuar atë teksa përmes faqes zyrtare i ka uruar mirëseardhjen.

“Mirë se erdhe, Dario Ieva!

KF Vllaznia ka kënaqësinë të prezantojë pjesëtarin më të ri të stafit teknik, Dario Ieva, i cili do të marrë detyrën e Përgatitësit Atletik të ekipit tonë për sezonin e ri.

I diplomuar në Shkencat Sportive dhe i pajisur me licencat UEFA C dhe UEFA Fitness B, Dario sjell me vete eksperiencë të rëndësishme në futbollin italian dhe atë shqiptar.

Me njohuritë e tij në përgatitjen fizike, analizën e të dhënave sportive, rehabilitimin e dëmtimeve dhe teknologjinë GPS, jemi të bindur se do të japë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e performancës së ekipit.

I urojmë Darios suksese dhe mirëseardhje në familjen kuqeblu!”- shkruhet në faqen e klubit shkodran.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments