Saturday, June 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREEKSKLUZIVE / Samuel Nikaj konfirmohet te Burreli për sezonin e ri

EKSKLUZIVE / Samuel Nikaj konfirmohet te Burreli për sezonin e ri

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Samuel Nikaj do të vijojë të jetë trajner i Burrelit edhe për sezonin e ardhshëm, duke rinovuar bashkëpunimin me klubin matjan. Burime të besueshme pranë klubit bëjnë me dije për “Shkodra Sport” se palët kanë arritur marrëveshjen, duke i dhënë vazhdimësi projektit të nisur sezonin e kaluar.

Drejtuesit e Burrelit kanë vlerësuar punën e teknikut shkodran, duke i besuar sërish drejtimin e skuadrës me objektivin për të ndërtuar një ekip konkurrues në Kategorinë e Parë.

Për Nikajn, kjo është periudha e tretë në krye të ekipit matjan, ndërsa ai sjell me vete një eksperiencë të gjatë në futbollin shqiptar dhe atë kosovar.


Me konfirmimin në pankinë, pritet që në ditët në vijim Burreli të intensifikojë lëvizjet në merkato për të kompletuar organikën në prag të sezonit të ri.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments