Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Sezoni i ri i Abissnet Superiore pritet të nisë më 22 gusht. Burime pranë organizatorëve bëjnë me dije për “Shkodra Sport” se kjo datë është aktualisht më e mundshmja për startin e kampionatit, edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar.
Në fakt, klubet akoma nuk janë njoftuar paraprakisht për këtë datë. Megjithatë, pritet që në javët në vijim të bëhet edhe zyrtarizimi bashkë me kalendarin e plotë të ndeshjeve.
Ndërkohë, skuadrat kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri, me merkaton në hyrje dhe në dalje apo edhe me fazat përgatitore brenda dhe jashtë vendit.
Sipas burimeve të “Shkodra Sport”, Federata po finalizon detajet teknike të kalendarit për të shmangur vonesat në nisjen e kampionatit. Nëse data 22 gusht konfirmohet, atëherë sezoni pritet të sjellë një format të ngjeshur që në javët e para.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


