Saturday, June 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARENë janar ishte në provë te Vllaznia, Zabala firmos me Besëlidhjen

Në janar ishte në provë te Vllaznia, Zabala firmos me Besëlidhjen

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Klubi i Besëlidhjes ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit kolumbian Jesús Manuel Zabala Guillin. Futbollisti që luan në repartin difensiv vjen së fundmi nga Tërbuni, ndërsa më herët ka pasur eksperienca në futbollin kolumbian me klube si Atlético Nacional, Fortaleza CEIF dhe Llaneros FC.

Zabala është një emër i njohur edhe për futbollin shqiptar, pasi gjatë merkatos së janarit ai ishte në provë te Vllaznia, ku u vlerësua nga stafi teknik i kuqebluve, por pa arritur të firmosë kontratë.

Tashmë mbrojtësi kolumbian ka zgjedhur të vijojë karrierën e tij te Besëlidhja, me lezhjanët që besojnë se ai do të jetë një vlerë e shtuar për repartin difensiv në sezonin e ri.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments