Ndonese pritshmerite kane qene per te hyre ne zonen e medaljeve, peshengritesi shkodran Antonino Mullisi nuk ia ka dale te ngjitet ne podium, megjithate ka zhvilluar nje gare shume te mire duke u renditur ne vendin e peste ne dygaresh. Nje rezultat gjithsesi i larte, çka tregon se perspektiva e ketij sportisti eshte shume e madhe.
Gara eshte zhvilluar mesditen e sotme ne Lima te Peruse dhe Antonino i shoqeruar nga trajneri Artur Lagja eshte ngjitur ne pedane, me bindjen se do te ishte ne mes me te mireve te peshes 73 kg ku ai ka konkurruar. Duhet thene se rivaliteti ka qene dhe peshengritesi shkodran i datelindjes 2009 ka qene nder me te vegjelit e kesaj peshe sepse shumica kane qene sportiste te datelindjes 2008.
Ne stilin e shkeputjes Mullisi ka arritur te ngreje 125 kg dhe eshte renditur ne vendin e katert. Ndersa ne stilin e shtytjes konkurrenca ka qene edhe me e forte dhe ai ka ngritur 151 kg dhe me kete rezultat eshte renditur i pesti.
Nderkohe me 276 kg peshengritesi i Vllaznise ka zene vendin e peste ne Bote. Ne pamje te pare mbase mund te konsiderohet edhe nje zhgenjim mosfutja ne treshen e podiumit, por te mos harrojme se kundershtaret e tij kane qene shume te forte. Kampion Bote ne kete peshe eshte shpallur egjiptiani Hamouda me 306 kg, i dyti Annamydarov nga Turkmenistani me 290 kg dhe i treti Myrzakhmet nga Kazakistani me 286 kg.(www.shkodrasport.com)