Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, foli para duelit që Shqipëria do të zhvillojë në transfertë ndaj Çekisë, ku u shpreh optimist, duke shpresuar te një rezultat pozitiv.

“Është normale që në çdo ndeshje ka emocione përpara. Gjendja fizike është e mirë, ekipi është i përgatitur për të tilla kompeticione. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, si për ne dhe për ata, jemi me pikë të barabarta, jemi në një moment kyç. Kemi të njëjtin objektiv, të jemi të parët në grup. Kur ekipi Kombëtar zbret në fushë, ka rëndësi, edhe sikur të jetë miqësore.

Impenjimi është maksimal, objektivi është për të fituar edhe sot. Në çdo ndeshje ekipi ka të njëjtin objektiv. Fituam para një muaj në këtë stadium, pse mos e bëjmë edhe sot. Sot kemi edhe lojtarë që nuk i kishim në ndeshjen e kaluar.

Pas ndeshjes të gjithë gjejmë gabime. Para ndeshjes kemi të njëjtin mendim dhe qëllim. Trajneri i Shqipërisë është më fat, se ne jemi 10 milionë, por ka vende që janë 200 milionë dhe mund të kenë 200 milionë kritika. Çdo ndeshje është e rëndësishme”, u shpreh Duka pwr “TV KLAN”.