Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka uruar Egnatian për titullin kampion të dytë radhazi. Ai shkruan se ka qenë një sezon fantastik dhe se dëshiron një përfaqësim sa më dinjitoz në kupat e Europës.

Postimi i plotë

Urime ekipit të Egnatias për fitimin e titullit kampion në Abissnet Superiore!

Një sezon fantastik, me beteja të shumta deri në momentet e fundit në kampionatin e rregullt dhe i mbyllur me një finale me emocione në “Arenën Kombëtare”.

Përgëzime për fituesit dhe për të gjitha ekipet garuese, duke nisur nga Vllaznia finaliste e deri tek ekipi i fundit që garoi në Abissnet Superiore për të arritur objektivat e veta.

Urime lojtarëve të Egnatias, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve që ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre në këtë rrugëtim të përmbyllur me trofe.

Dëshiroj shumë një përfaqësim sa më dinjitoz të ekipeve tona në kupat e Europës në vazhdim, që do të ishte edhe shpërblimi më i madh për punën e bërë gjatë gjithë sezonit futbollistik..