Ditet e fundit ne media ka qarkulluar lajmi se ekipi ukrainas i Kolos Kovalivka ka shfaqur interes per sulmuesin 19 vjeçar te Vllaznise Kevin Dodaj. Ekipi ne fjale pak dite me pare mori edhe Arinaldo Rrapajn nga Partizani dhe si duket deshiron nje tjeter lojtar nga kampionati shqiptar.

Por duket se tentativa per te marre “zbulimin” e Vllaznise se ketij sezoni nuk do te konkretizohet. Nje gje te tille e ka bere te ditur vete presidenti i klubit shkodran Alban Xhaferi i cili permes nje lidhje me emisionin “Sport Show” ne TV1 Channel eshte shprehur:

“Dodaj ashtu si çdo lojtar tjeter i Vllaznise eshte ne treg dhe nese nje ekip i huaj shfaq interes per te, do te ulemi te bisedojme dhe te shohim. Por per mendimin tim, ky lojtar meriton nje kampionat me te mire se ai ukrainas.

Ne adrese te tij ka edhe te tjera oferta dhe do i shohim me qetesi se çfare do te ndodhe. E rendesishme eshte qe ai te vazhdoje te beje punen e tij ashtu si duhet te Vllaznia dhe me siguri qe ne te ardhmen do te kete nje levizje te tij jashte vendit”./www.shkodrasport.com/