HomeKRYESOREPritja merr fund, Brajan Gruda debuton në Premier League me një fitore...

Pritja merr fund, Brajan Gruda debuton në Premier League me një fitore spektakolare

Nga Endri ÇINARI

Një nga ndeshjet më spektakolare të javë së 7-të në Premier League ka qenë ajo e luajtur ditën e sotme mes Brighton dhe Totthenham. Një duel që përfundoi me shifrat 3-2 në favor të vendasve. Që arritën të përmbysnin fillimisht avantazhin e dyfishtë të londinezëve. Të cilët me golat e Johnson dhe Maddison arritën ta mbyllnin në shifrat 0-2 pjesën e parë.

Por “pulëbardhat” do arrinin të kthenin çdo gjë në favorin e tyre në fraksionin e dytë të lojës. Fillimisht Minteh do ngushtonte shifrat në minutën e 48-të. Pas 10 minutash do barazonte gjithçka Rutter për shifrat momentale 2-2. E ndërsa në të 66-tën do ndodhte kthimi i rezultatit për bardheblutë. Pasi do ishte Welbeck që me golin e tij do vuloste shifrat 3-2.

Për një 3 pikësh me mjaft vlera për ekipin e drejtuar nga Hurzeler. Që e ngjit në vendin e 6-të skuadrën e gjermanit në kuotën e 12 pikëve pas 7 raundeve. Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte edhe debutimi absolut i Brajan Grudes në Premier League. Sulmuesi me origjinë nga Shkodra zbriti në fushën e blertë në minutën e 87-të të ndeshjes. Duke zënë kështu vendin e Minteh.

Në këtë mënyrë pritja për debutimin e 20-vjeçarit mori fund. Kjo pasi mëngjërashi kishte kaluar një problem fizik që nuk e kishte lejuar aktivizimin e tij më parë në Angli. Dhe këto janë vetëm minutat e para të sulmuesit në Premier League. I cili së fundmi është grumbulluar edhe nga Gjermania U-21 për ndeshjet që do zhvillohen në tetor.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments