...
HomeKRYESOREPritje madhështore për Kylian Mbappe, shiten të gjitha biletat në 'Bernabeu'

Pritje madhështore për Kylian Mbappe, shiten të gjitha biletat në ‘Bernabeu’

Momenti që të gjithë tifozët e Real Madridit prisnin me shumë durim më në fund ka ardhur. Kylian Mbappe, i cili nënshkroi me madrilenët, do të prezantohet zyrtarisht si lojtari më i ri i tyre të martën.

Administrata e klubit madrilen ka njoftuar se prezantimi i lojtarit do të bëhet më datë 16 korrik në atë që duket se do të jetë një event i jashtëzakonshëm në ‘Santiago Bernabeu’.

Real Madridi hodhi në treg biletat për këtë ngjarje speciale në fillim të kësaj jave dhe ato u shitën me një shpejtësi marramendëse për shkak të kërkesave të larta. Në më pak se 2 orë, të gjitha biletat në dispozicion për këtë event u shitën, duke përfshirë edhe ulëset VIP që kanë çmime shumë të larta.

Me shitjet e fanellave të Mbappes, duket se Real Madrid ka siguruar një pjesë të pagës së tij. Eventi i së martës do të jetë i veçantë, pasi mbi 80 mijë tifozë do të jenë prezent për ta bërë atmosferën sa më të nxehtë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.