Ndryshime ne pankinen e Basanias. Trajneri Fatjon Hasanaj nuk do te jete me trajneri i kesaj skuadre, e cila ne sezonin e ri do te debutoje ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar. Por nderkohe presidenti Ermir Shimaj nuk ka humbur kohe dhe ka gjetur zevendesuesin e tij.

Ai ne fakt eshte nje njohje e meparshme e kesaj skuadre. Behet fjale per Haris Liken, i cili e ka drejtuar Basanian para dy sezonesh. Numri 1 i klubit ka arritur marreveshjen me te dhe trajneri i ri do te nise punen me ekipin javen e ardhshme. Nje gje e tille behet e ditur permes nje komunikate zyrtare te vete klubit Basania ku shkruhet:

“Kemi punuar edhe gjatë pushimeve.. Sepse, Suksesi & Dinjiteti është detyrim për Ne. Vijmë të motivuar për të treguar sezonin e ri se gjithçka e kemi merituar dhe për të demonstruar diferenecën e t’bërit të punëve me pasion dhe seriozitet edhe në Kategorinë e Dytë.

Falenderojmë prof. Fatjon Hasani pér kontributin dhe gjithçka dha tek Basania FC dhe sigurisht për gjithçka arritëm të gjithë bashkë. Vijojmë në sezonin e ri 24/25 në Kategorinë e Dytë me prof. Haris Lika së bashku me ambicjet për të qënë Lider. Grumbullimi i skuadres për sezonin e ri dhe përgatitjet përkatëse fillojnë ditën e Hënë dt. 22.07.2024 ora 19:30”.

Basania e krijoi ekipin e te rriturve para tre sezonesh dhe ne vitin e pare kur konkurroi ne kategorine e trete arriti te bente nje paraqitje te kenaqshme, ndersa ne sezonin e dyte, ate qe u mbyll para pak kohesh, u shpallen kampione te kesaj kategorie duke siguruar te drejten e pjesmarrjes ne kategorine e dyte ne sezonin e ri./www.shkodrasport.com/