Në “Parc des Princes” u luajt gjysmëfinalja e kthimit mes PSG-së dhe Arsenalit, ku francezët vinin me avantazhin 0-1 të fituar në ndeshjen e parë në Londër. Edhe ndeshjen e kthimit, PSG bëri detyrën duke fituar 2-0 dhe duke siguruar kështu biletën për finalen e madhe të këtij sezoni, e cila do të luhet më 31 maj në “Allianz Stadium” në Munich.
Në minutën e 16-të, PSG i afrohet golit me Kvaratskhelia-n, por goditja e gjerogjianit ndalet nga shtylla. Në minutën e 27-të, Fabian Ruiz zhbllokon supersfidën me golin e tij fantastik me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për të zotët e shtëpisë.
Në minutën e 65-të, arbitri kryesor i takimit pasi sheh edhe pamjet në ekran , jep penallti për parizienët, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Leëis-Skelly. Topin e merr Vitinha, por portugezi bën një ekzekutim të dobët dhe goditja e tij ndalet nga Raya.
Gjithsesi, PSG e shlyen gabimin pak minuta më vonë, ku Achraf Hakimi shënon një gol shumë të bukur në minutën e 72-të. Arsenali nuk dorëzohet dhe reagon duke ngushtuar shifrat në minutën e 76-të me Bukayo Saka, i cili shënon aps një topi në zonë të Trossard dhe një pakujdesie të mbrojtjes vendase.
Rezulati përfundimtar, PSG-Arsenal 2-1. Rezultati i përgjithshëm në të dy takimet, 3-1. PSG shkon në finalen e madhe ku do të përballet me Interin.