Nga Maringlen ZHIVANI

Në qytetin e Pukës ka startuar ditën e djeshme Kampionati Kombëtar i Boksit për moshat U-19, një ngjarje e rëndësishme sportive që po zhvillohet për herë të parë në këtë qytet verior.

Ekipi Tërbuni Boks, që përfaqëson me krenari Pukën, mori pjesë me formacion të plotë, duke konkurruar në të gjitha kategoritë e peshës. Në ndeshjet e para eliminatore, boksierët pukjanë dhanë një performancë mbresëlënëse, duke fituar pesë nga gjashtë duelet ku morën pjesë.

Ky rezultat e vendos Tërbuni Boks mes ekipeve pretendente për titullin kampion në këtë kategori moshe, duke dëshmuar punën e mirë dhe përgatitjen serioze të bërë gjatë fazës stërvitore.

Aktiviteti po zhvillohet në një atmosferë sportive entuziaste, ndërsa Puka për disa ditë është kthyer në epiqendrën e boksit të të rinjve në Shqipëri.(www.shkodrasport.com)