Maget Gueje është prezantuar te klubi i La Liga 2, Rasing Santander. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi spanjoll. Ata njoftojnë se ish-mesfushori i Partizanit ka firmosur një kontratë 5-vjeçare deri më më 30 qershor 2029.
Kujtojmë që senegalezi ka luajtur 88 ndeshje për Partizanin, me të cilin bëri debutimin e tij në Kategorinë e Parë kundër Teutës më 10 shtator 2021.
Ai ka luajtur dy ndeshje kualifikuese për Ligën e Kampioneve dhe 10 në Ligën e Konferencës, ku është kurorëzuar kampion i Superkupës së Shqipërisë.
Gueje, 1.88 metra i gjatë dhe 77 kilogramë, ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë gjashtë asisti me fanellën e Partizanit.