Bashkia reagoi mbreme vone ne lidhje me debatin e krijuar se fundi rreth stadiumit “Loro Boriçi” duke konfirmuar edhe njehere tjeter se koncerti recilat i Bujar Qamilit do te behet, por pa cenuar fushen e stadiumit dhe pa vene ne dyshim ndeshjet europiane te Vllaznise.

Nje deklarate qe nuk i ka pelqyer shume drejtuesve te klubit te futbollit te cilet pak minuta me pare kane dale me nje tjeter deklarate per shtyp me te cilen duken te vendosur per ta vazhduar betejen e nisur. Ja çfare shkruhet ne te:

DEKLARATE PER SHTYP

Klubi i Futbollit Vllaznia konstaton me shqetësim sjelljen aspak dashamirëse të Bashkisë Shkodër ndaj zhvillimit të futbollit ku me veprimet e saj të cilat kulmuan së fundmi me organizimin e një aktiviteti të pakuptimtë që ka sjell indinjate, zemërim tek tifozët shkodran dhe faktkeqësisht duke i ndarë qytetarët shkodranë në opinione dhe mendime të ndryshme!

Publikimi i njoftimit për koncert recital nga kryetari Bashkisë Shkodër dhe një deklaratë për shtyp nga ky institucion në orën 22.00 të mbrëmjes së djeshme, janë sjellje të denja më tepër për një subjekt privat sesa të një organi publik dhe mbulon më tepër me mister në lidhje me arsyet që e shtyjnë në emergjencë dhe me çdo kusht Bashkinë Shkodër në këtë aktivitet të paligjshëm në dëm të futbollit!

Përsa më sipër, larg retorikave boshe ku nuk citoni në asnjë deklaratë asnjë reference ligjore dhe për transparencë dhe informim me publikun i kërkojmë Bashkisë Shkodër t’i tregojë qytetarëve shkodranë:

  1. Sa është fondi i aprovuar nga Bashkia Shkodër dhe procedura e realizuar për shpenzimin e fondit të akorduar për organizimin e koncertit recital të planifikuar?
  2. Cila është data dhe numri i Vendimit të Këshillit Bashkiak që ndryshon destinacionin e përdorimit të stadiumit për aktivitete sportive sipas VKM 421, datë VKM nr.421 datë 2 Qershor 2010 për Përdorim dhe administrim nga Bashkia Shkoder për aktivitete sportive“ në “Perdorim për koncerte dhe orkestra frymore“???
  3. Cila është data dhe numri i Vendimit të Këshillit Bashkiak që autorizon Bashkinë Shkodër të japë pa pagesë stadiumin “Loro Boriçi” për këtë aktivitet artistik???

Duke mbetur në pritje të përgjigjes tuaj publike përballë qytetarëve, jemi të vendosur të parandalojmë këtë paligjshmëri me çdo mjet ligjor!

KLUBI I FUTBOLLIT VLLAZNIA