Nje ceremoni shume interesante eshte zhvilluar pasditen e sotme ne zyren e kryebashkiakes Voltana Ademi. Ajo ne emer te institucionit qe drejton, ka patur nderim te vleresoje me nje çertifikate “Mirenjohje” me te miret e volejbollit shkodran ne 100 vitet e historise se ketij klubi.

Nje aktivitet ky qe organizohet ne kuadrin e festimeve qe Bashkia Shkoder organizon per 100 vjetorin e krijimit te shoqnise Vllaznia dhe kete here rradha ka qene per sportin e volejbollit.

Te vleresuarit nga ekipi i femrave kane qene sportistet Hyrije Shkembi, Bukurije Alibali, Çiljeta Toska, Alda Kaçurri, Nora Deda, Valbona Quku, Fausta Toska, Kristina Nikolli, Klavia Peteza dhe Shqipe Molla. Nderkohe eshte vleresuar si trajneri me i mire Vehbi Sulejmani.

Tek meshkujt nderkohe me “Mirenjohje” jane vleresuar Ali Bushati, Luigjino Mjeda, Mark Kroqi, Gjon Çoba, Besnik Lisha, Anton Qafarena, Irfan Boriçi, Viktor Jubani, Aleksander Leqejza dhe Ditmir Rrashketa nderkohe qe si trajneret me te mire jane vleresuar Mark Grimci dhe Artan Kalaja.

Kryebashkiakja Ademi i ka falenderuar per kontributin e dhene per Shkodren dhe klubin Vllaznia nderkohe qe edhe te nderuarit jane ndjere te lumtur per ate çfare i kane dhene ketij qyteti dhe sot moren prej tij nje vleresim qe do te mbetet gjate ne kujtesen e tyre.
www.shkodrasport.com