Humbja 0-3 ne miqesoren ndaj Kilit sigurisht qe ka marre vemendjen e duhur edhe ne diskutimet e emisioneve sportive mbremjen e sotme teksa nuk kane munguar edhe kritikat per kombetaren shqiptare.

Në “Ora Sport” Bashkim Tufa tha se plasi një eufori që Silvinjon donin ta ndërronin me Skënderbeun, tani pas 6 muajsh na rreh Kili.

“Duhet të kthehemi pak pas, barazuam me Moldavië dhe Ishujt Faraoe. Plasi një eufori që Silvinjon donin ta ndërronin me Skënderbeun, tani pas 6 muajsh na rreh Kili.

Edhe Danimarka është rrahur. Çfarë duhet të bëjnë ata? Ne nuk kishim një aksion te kundërshtari”- eshte shprehur gazetari i njohur sportiv Bashkim Tufa.