FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDaja: Kemi punuar mirë dhe do tentojmë kualifikimin nesër ndaj Pafos

Daja: Kemi punuar mirë dhe do tentojmë kualifikimin nesër ndaj Pafos

Dinamo do të luajë nesër ndeshjen e kthimit të vlefshme për play off-in e Ligës së Konferencës. Blutë do të luajnë në transfertë në orën 19:00 kundër Pafos, ndërsa rikujtojmë që sfida e parë në “Elbasan Arena” u mbyll me barazimin 1-1.

Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, trajneri Ilir Daja doli në konferencën e zakonshme për mediat. 59-vjeçari u shpreh se skuadra është e plotë dhe gati për këtë ndeshje të rëndësishme, duke theksuar rëndësinë e ndeshjes dhe forcën e kundërshtarit i cili në fushën e tij ka një marsh më shumë.

“Ndeshja e parë ka qënë një ndeshje e barabartë, gjë të cilën e tregoi dhe rezultati. Në pjesën e parë nuk ishim në nivelin tonë më të mirë por në fundin e fraksionit të parë ashtu dhe në fillimin e pjesës së dytë kishim shanset tona.

Kur luan me një skuadër të fortë si Pafos, duhet të jesh efikas në finalizim. E dimë se çfarë loje na pret në ndeshjen e nesërme, me Pafosin që është një skuadër më e fortë në fushën e tyre. Ne kemi punuar mirë në ato ditë që kemi pasur në dispozicion duke parë dhe që në fundjavë nisëm kampionatin.

Në fokusin kryesor gjatë seancave stërvitore ka qënë finalizimi sepse në të tilla nivele nuk është se të krijohen shumë shanse. Ato shanse që krijohen duhet të finalizohen.”, deklaroi Daja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments