FAQJA E PARE KRYESOREShënoi njërën prej penalltive dhe eliminoi Rapidin, shkodrani Kerjota dhe Hearts shkojnë...

Shënoi njërën prej penalltive dhe eliminoi Rapidin, shkodrani Kerjota dhe Hearts shkojnë në grupet e Conference League

Shkruar nga Gjergj KOLA

Skuadra skoceze Hearts ka eliminuar austriakët e Rapidit të Vjenës dhe kualifikohet në fazën e grupeve të “Conference League”. Një kontribut në këtë sukses ka patur edhe futbollisti shkodran Sabah Kerjota i cili ka shënuar njërën prej penalltive të skuadrës së tij.

Ndeshja e parë në Skoci kishte përfunduar në barazim 1-1, ndërsa sonte në Vjenë është dashur gjuajtja e penalltive për të përcaktuar fituesin. Kanë qenë austriakët që kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Kara në ’34, ndërkohë që shkodrani Kerjota ka hyrë në lojë në ’75 duke zëvendësuar McPake.

Me futjen e tij në lojë, Heart e shton presionin dhe katër minuta më vonë arrin të barazojë me anë të Kabore dhe si rrjedhojë koha e rregullt u mbyll sërish 1-1 duke i detyruar të dy ekipet t’i drejtohen shtesave. Skocezët kanë kaluar në avantazh në ‘100 me Miller, por Rapid barazoi një minutë para fundit me Cvetkoviç duke i çuar shifrat në 2-2 dhe duke bërë që ekipet të shkojnë drejt penalltive.

Trajneri i Hearts Vrancken ia ka besuar njërën prej penalltive, atë të katërtën Sabah Kerjotës dhe ish- futbollisti i Akademisë Vllaznia është treguar i saktë duke e dërguar topin në rrjetë. Në fund, skocezët do të fitonin 4-3 pas gjuajtjes së penalltive dhe kësisoj kualifikohen në fazën e grupeve të këtij kompeticioni europian.

Ndërkohë për Sabah Kerjotën, “Sofascore” ka dhënë një notë shumë të mirë për 45 minutat që ka luajtur, por edhe për gjuajtjen e penalltisë duke e vlerësuar atë me 7.8 dhe si rrjedhojë ai ka qenë ndër më të mirët e ndeshjes. Një tjetër vlerësim për futbollistin shkodran që ka nisur një sezon të shkëlqyer në Skoci me ekipin e tij Hearts.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments