Sunday, August 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFrançois Dulysse luan minutat e para me Vllazninë, por mbrojtësi haitian ende...

François Dulysse luan minutat e para me Vllazninë, por mbrojtësi haitian ende nuk është në formën e tij më të mirë

François Dulysse ka luajtur dje minutat e para me skuadrën e tij të para me fanellën e Vllaznisë. Ai është aktivizuar në 45 minutat e dyta në miqësoren ndaj Vorës (e cila u mbyll në shifrat e barabarta 2-2) dhe performanca e tij ka qenë përgjithësisht e mirë.

Themi përgjithësisht sepse duket qartë se 27 vjeçari nga Haiti nuk është ende në gjendjen e tij më të mirë fizike ngaqë është bashkuar me vonesë në stërvitje me skuadrën, por nga dita në ditë ai po rikuperon çdo gjë dhe shumë shpejt pritet të jetë në “top- formë”.

Për momentin Dulysse duket se nuk konsiderohet titullar, megjithatë kjo pak rëndësi ka sepse sezoni është i gjatë dhe do të ketë vend për të gjithë lojtarët për të treguar vlerat e tyre.

Ish- mbrojtësi i Egnatia u rikthye sërish në Shqipëri pas një sezoni në Izrael dhe tashmë tek Vllaznia do të kërkojë ta thotë sërish fjalën e tij si një mbrojtës potent. Stafi teknik i kuqebluve beson në aftësitë e tij dhe padyshim që në vazhdim do të ketë nevojë për vlerat e këtij lojtari.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments