Sunday, August 16, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBrajan Gruda mposht Manuel Neuer, sulmuesi shkodran i shënon Bayern Munich

Brajan Gruda mposht Manuel Neuer, sulmuesi shkodran i shënon Bayern Munich

Sulmuesi shkodran Brajan Gruda e ka nisur mbarë sezonin me ekipin e tij Leipzig. Në ndeshjen e vlefshme për “Telecom Cup” të Gjermanisë ndaj Bayern Munich ai ka arritur të shënojë në portën kundërshtare, por goli i tij gjithsesi nuk ka vlejtur sepse bavarezët në fund kanë fituar me rezultatin 3-1.

Gjithsesi Gruda tregoi vlerat e tij në këtë takim duke treguar një formë shumë të mirë sportive dhe jo më kot ka marrë vlerësimin më të lartë prej të gjithë lojtarëve të Leipzig nga Sofascore që i ka vendosur notën 7.2.

Ka qenë minuta e 52-të e takimit kur pas një aksioni të skuadrës së tij, topi është krosuar nga krahu i majtë dhe Gruda brenda zone nuk ka hezituar duke goditur menjëherë me këmbën e tij të majtë dhe topi pasi ka prekur fillimisht tokën, ka fluturuar në ajër dhe ka përfunduar në rrjetë duke e bërë të pavlefshme hedhjen e portierit Manuel Neuer.

Ai ka qëndruar në fushë 56 minuta dhe më pas është zëvendësuar nga ana e trajnerit të tij. Brajan Gruda konsiderohet një nga lojtarët e rëndësishëm të Leipzig dhe si rrjedhojë pritet të jetë protagonist në sezonin që sapo ka nisur.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments