Sunday, August 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Vllaznia sot zyrtarizon portierin e kombëtares moldave

MERKATO/ Vllaznia sot zyrtarizon portierin e kombëtares moldave

Vllaznia gjen portierin që kërkonte. Ai është moldavi Cristian Avram. Konfirmimi për marrëveshjen e arritur me 32 vjeçarin e ka dhënë vetë zëvendëstrajneri Ergi Borshi në prononcimin e djeshëm për gazetarët pas ndeshjes miqësore me Vorën kur deklaroi se gjithçka është mbyllur me të dhe ai do të mbërrinte mbrëmë në Shkodër.

Sot ndërkohë pritet zyrtarizimi dhe duket se kuqeblutë kanë bërë një goditje në merkato sepse kemi të bëjmë me një portier me eksperiencë i cili ka luajtur edhe 14 ndeshje me kombëtaren e Moldavisë.

Së fundi ai ka luajtur me ekipin Petrocub Hîncești, ndërsa sipas Transfermarkt ai vlerësohet me 700 mijë euro. Tashmë vjen te Vllaznia për të kontribuar për këtë skuadër dhe bashkë me portierin tjetër Aron Jukaj do të mundohen të garantojnë portën kuqeblu.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments