Sunday, August 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia dhe Vora e mbyllin në barazim 2-2 miqësoren mes tyre

Vllaznia dhe Vora e mbyllin në barazim 2-2 miqësoren mes tyre

Vllaznia dhe Vora kanë mbyllur përgatitjet për sezonin e ri me një miqësore mes tyre të luajtur sot në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Rezultati përfundimtar ka qenë në shifrat e barabarta 2-2

Në ndeshjen e sotme, trajnerët Martinin dhe Bellaj kanë testuar lojtarët si pjesë e konsolidimit të formacioneve për ndeshjet e radhës që do t’i shohin që nga java e ardhshme të marrin pjesë në Superiore.

Shkodranët e kanë nisur ndeshjen me këtë formacion: Jukaj, Çelikoviç, Dwumfour, Musta, So. Uldedaj, Avduli, Dros, Qato, Kobiljar, Murataj dhe Balaj

Shkodranët shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të penalltisë së Balajt dhe pastaj Muratajn, ndërsa Karrica shkurtoi diferencën para pushimit të sfidës, teksa vorakët shpërdoruan edhe mundësi të tjera shënimi, sidomos në pjesën e dytë, të ndalur nga Jukaj.

Në pjesën e dytë për Vllazninë u aktivizuan edhe Dulysse, Latifi, Pusi, Bardhi, Gurishta, Mehmeti, Tafili, Bizi e Perez. Loja e kuqebluve në këtë pjesë në fakt nuk u ngjit në lartësinë e duhur dhe si rrjedhojë miqtë arritën të barazojnë me anë të Trajkov dhe shifrat 2-2 rezistuan deri në vërshëllimën përfundimtare të ndeshjes.

VLLAZNIA-VORA 2-2
31’ (p) Balaj, 40’ Murataj/ 44’ Karrica, 61’ Trajkov

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments