Sunday, April 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTE'Shpërthen' trajneri i Butrintit: Ky është futbolli, ky është shteti shqiptar në...

‘Shpërthen’ trajneri i Butrintit: Ky është futbolli, ky është shteti shqiptar në çdo drejtim. Këtu ka matrapazë…

Trajneri i Butrintit, Artan Meçani ka shpërthyer keq pas humbjes 3 me 0 ndaj Orikut, në ndeshjen e fundit që përcaktoi edhe fatet e kampionatit.

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas disfatës së hidhur, që bëri që ekipi sarandiot të renditej i dyti, tekniku deklaroi:

“Nuk ka më rëndësi për ne, sepse këtu gjërat, edhe paracaktohen, por edhe aktorët e ndryshëm të jashtëm, duke bërë matrapazllëqe, prishin ndeshjen e futbollit, ndërkohë që ne vijmë me pasionin dhe dëshirën tonë çdo ditë.

Sepse ju e dini shumë mirë, në këtë kategori, nuk bëhen gjërat për lekë, sepse nuk ka lekë. Ne e bëjmë vetëm për pasion. Këtu ka matrapazë, ndyrësira, fëlliqësira, ky është futbolli, ky është shteti shqiptar në çdo drejtim”, deklaroi Artan Mecani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments