Shkruar nga Endri ÇINARI
Ardit Krymi duket gjithnjë e më larg Vllaznisë. Mesfushori shkodran, një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës kuqeblu në vitet e fundit, pritet të ndajë rrugët me klubin gjatë kësaj vere, duke i dhënë fund një aventure të gjatë me fanellën e ekipit të qytetit të tij. Edhe pse ka ende kontratë aktive me Vllazninë, sinjalet e ditëve të fundit tregojnë se vazhdimi i bashkëpunimit mes palëve është gjithnjë e më pak i mundshëm.
Interesi për 29-vjeçarin ka shpërthyer menjëherë në tregun e Superiores. Siç është raportuar më herët, Teuta dhe Tirana kanë shfaqur interes konkret për të siguruar shërbimet e tij, duke e konsideruar Krymin si një element me eksperiencë dhe garanci për repartin e mesfushës. Megjithatë, lista e skuadrave të interesuara nuk ndalet këtu.
Sipas informacioneve të fundit, në garë për kartonin e futbollistit është futur edhe Elbasani. Klubi verdheblu po synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri dhe emri i Krymit shihet si një profil që mund të sjellë cilësi, eksperiencë dhe lidership në ekip. Kjo e bën edhe më të nxehtë garën për mesfushorin, i cili mbetet një nga lojtarët më të lakmuar në tregun vendas.
Pavarësisht zërave të shumtë të merkatos dhe interesimit nga disa klube, vetë futbollisti po i shijon me qetësi ditët e pushimit pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm. Shkodrani nuk ka nxituar të marrë një vendim për të ardhmen, teksa pritet që javët në vijim të jenë vendimtare për destinacionin e tij të ri. Aktualisht, gjithçka të çon drejt një largimi nga Vllaznia, me Krymin që për sezonin 2026-2027 duket më shumë larg kuqebluve sesa pjesë e tyre.Ardit Krymi duket gjithnjë e më larg Vllaznisë.
Mesfushori shkodran, një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës kuqeblu në vitet e fundit, pritet të ndajë rrugët me klubin gjatë kësaj vere, duke i dhënë fund një aventure të gjatë me fanellën e ekipit të qytetit të tij. Edhe pse ka ende kontratë aktive me Vllazninë, sinjalet e ditëve të fundit tregojnë se vazhdimi i bashkëpunimit mes palëve është gjithnjë e më pak i mundshëm.
Interesi për 29-vjeçarin ka shpërthyer menjëherë në tregun e Superiores. Siç është raportuar më herët, Teuta dhe Tirana kanë shfaqur interes konkret për të siguruar shërbimet e tij, duke e konsideruar Krymin si një element me eksperiencë dhe garanci për repartin e mesfushës. Megjithatë, lista e skuadrave të interesuara nuk ndalet këtu.
Sipas informacioneve të fundit, në garë për kartonin e futbollistit është futur edhe Elbasani. Klubi verdheblu po synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri dhe emri i Krymit shihet si një profil që mund të sjellë cilësi, eksperiencë dhe lidership në ekip. Kjo e bën edhe më të nxehtë garën për mesfushorin, i cili mbetet një nga lojtarët më të lakmuar në tregun vendas.
Pavarësisht zërave të shumtë të merkatos dhe interesimit nga disa klube, vetë futbollisti po i shijon me qetësi ditët e pushimit pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm. Shkodrani nuk ka nxituar të marrë një vendim për të ardhmen, teksa pritet që javët në vijim të jenë vendimtare për destinacionin e tij të ri. Aktualisht, gjithçka të çon drejt një largimi nga Vllaznia, me Krymin që për sezonin 2026-2027 duket më shumë larg kuqebluve sesa pjesë e tyre.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


