Do të luhet duke filluar nga ora 13:45, ndeshja mes Apolonisë dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.

Ndeshjen e fazës së parë shkodranët e fituan me rezultatin 2-0 dhe përsëri ditën e sotme do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Në 25 vitet e fundit, Apolonia dhe Vllaznia janë ndeshur 40 herë mes tyre. Bilanci: 7 fitore Apolonia, 27 fitore Vllaznia dhe 6 barazime, golat: 73-34 për shkodranët.

Ndeshen mes tyre skuadra me mbrojtjen më të dobët: Apolonia, 19 gola të pësuar, me sulmin më të mirë: Vllaznia, 14 gola të shënuar.

Pritet një ndeshje e luftuar në “Loni Papuçiu”, me skuadrat që do të kërkojnë maksimumin.

FORMACIONET ZYRTARE:

Apolonia: Harizaj, Sota, Agiare, Repaj, Mihana, Smaçi, Mehmeti, Haxhiu, Ejoh, Omeri, Gjata. Trajner: Bledar Borova

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Marku, Jonuzi, Kruja, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdariç.