Kategoria Superiore e moshave U17 ka zhvilluar sot tre ndeshje për javën e 10-të. Duke nisur nga ora 10:00, në fushë kanë zbritur gjashtë skuadra. Vllaznia është mundur 1-3 nga Internacional në “Reshit Rusi” ne nje ndeshje qe i ka patur brenda te gjitha.

Duhet thene se Vllaznia U17 ka luajtur me 10 futbolliste qe nga minuta e 23-te pasi arbitri i ndeshjes ka larguar me karton te kuq nga fusha mbrojtesin Repaj.

Megjithate kuqeblute jane munduar te rezistojne dhe ne momente te caktuara kane luajtur me mire se kundershtari. Por nje minute para fundit te pjeses se pare, pas nje dalje jo te studiuar mire te portierit shkodran, Syla ka kaluar ne avantazh Internacionalin dhe pjesa e pare mbyllet ne avantazh per miqte.

Fillimi i se dytes flet krejtesisht per Vllaznine qe pas disa aksioneve te rrjedhshme dhe rasteve te krijuara, arrin te barazoje rezultatin. Ka qene kapiteni Maliqi qe ka bere gjithçka mire ne zone, ka shmangur nje mbrojtes dhe balle per balle portierit mik e ka derguar topin ne rrjete. Kjo ka ndodhur ne minuten e 68-te.

Por entuziasmi i vendasve ka zgjatur vetem kater minuta sepse me pas eshte serish Syla qe ka shenuar brenda 60 sekondash edhe dy gola te tjere dhe duke i dhene fitoren 3-1 Internacionalit ne kete ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/