FAQJA E PARE KRYESOREZidane i bën të qarta ndjenjat e tij për 'Topin e Artë':...

Zidane i bën të qarta ndjenjat e tij për ‘Topin e Artë’: Do të votoja për Messin 100 herë

Lionel Messi është nominuar për herë të 17-të për “Topin e Artë”, pasi është përfshirë në listën e 30 kandidatëve për çmimin e vitit 2026. Argjentinasi 39-vjeçar zhvilloi një vit të jashtëzakonshëm me klubin dhe kombëtaren. Me Inter Miami, ai fitoi për të dytin vit radhazi çmimin MVP i MLS, ndërsa klubi u shpall për herë të parë kampion i “MLS Cup” në dhjetor 2025.

Në Kupën e Botës 2026, Messi shënoi 8 gola dhe dha 4 asistime, ndërsa Argjentina përfundoi nënkampione. Nga 3 gushti deri më 31 korrik, ai luajti 54 ndeshje, duke regjistruar 47 gola dhe 31 asistime.

Edhe pse nuk është favorit për “Topin e Artë” të nëntë, Zinedine Zidane beson se e meriton: “Do të votoja Messin 100 herë”. Është e pabesueshme të jesh ende ndër më të mirët në botë në moshën 39-vjeçare. Nuk do të habitesha nëse Messi do ta fitonte çmimin”.

Ally McCoist nuk pajtohet: “Ai nuk e meriton. Është për lojtarin e vitit, dhe këtë vit ai nuk ishte”. McCoist preferon Harry Kane, ndërsa përmendi edhe Kylian Mbappé si rival serioz. “Topi i Artë 2026″ do të dorëzohet në tetor, në “London Palladium”./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments