FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMERKATO/ Samet Ruqi zyrtarizohet tek skuadra e re pas largimit nga Shiroka

MERKATO/ Samet Ruqi zyrtarizohet tek skuadra e re pas largimit nga Shiroka

Vetëm një muaj më parë zyrtarizoi “divorcin” e tij me ekipin e KF Shiroka, por mbrojtësi me përvojë nuk ka ndër mend të ndalet dhe si rrjedhojë do ta vazhdojë karrierën e tij me një tjetër skuadër të kategorisë së dytë. Bëhet fjalë për atë të Veleçikut.

31 vjeçari shkodran prej disa ditësh është vënë në dispozicion të trajnerit Besnik Duli, i cili e sheh këtë lojtar si një pikë të rëndësishme të skuadrës që drejton, nisur edhe nga eksperienca e madhe që ai ka në futbollin shqiptar.

Kujtojmë që Ruqi e ka nisur karrierën tek ekipet e Akademisë Vllaznia, më pas u bë edhe pjesë e ekipit të parë të kuqebluve, për të vijuar me Vllaznia B, Besëlidhjen, Tërbunin, sërish Besëlidhjen për dy sezone të tjera dhe së fundi sezonin e kaluar me KF Shiroka.

Tashmë do të veshë fanellën e Veleçikut dhe sigurisht që do të synojë të tregojë vlerat e tij më të mira për ta ndihmuar skuadrën koplikase për arritjen e objektivave të saj në kampionatin e kategorisë së dytë.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments