Nga Endri ÇINARI

Prej disa kohësh po flitet për të si një prej futbollistëve të së ardhmes. Fjala është për Brajan Gruden, sulmuesi me origjinë shkodrane që luan me Mainz. Sulmuesi është pjesë e kombëtares U21 të Gjermanisë, ku ishte sërish protagonist në ndeshjen e fundit.

Gjermanët fituan me Estoninën në ndeshjen e rradhës kualifkuese me rezultatin 4-1. Ku Gruda e nisi që nga minuta e parë takimin dhe u vlerësua si më i miri në fushë. Pavarësisht se nuk arriti të shënojë, mëngjërashi ishte më i miri për të dy ekipet. Duke u vlerësuar në fundin e ndeshjes me notën 7.9.

Djaloshi la fushën në minutën e 71-të, duke i lënë vendin Lemperle. I ardhur nga një dëmtim para pak javësh edhe trajneri i gjermanëve nuk e ka rrezikuar deri në fund 19-vjeçarin. I cili ndoshta mund të kishte shansin të provonte edhe shijen e golit që pavarësisht nuk zbeh aspak performancën e tij.

Dilema e madhe mbetet për të ardhmen për Gruden. Sepse edhe kombëtarja shqiptare do që ta ketë në gjirin e saj e ndërsa edhe Gjermania shikon një talent të madh tek sulmuesi i Mainz.