Vllaznia-Tirana ishte supersfida e javës së 25-të të Superligës e cila u zhvillua ditën e sotme. Takimi u mbyll me rezultatin 1-2 për bardheblutë që fituan me përmbysje.

Vllaznia gjeti golin e parë me Aralica, ndërsa Latifi humbi penalltinë dhe shansin për dyfishuar rezultatin.

Tirana reagoi mjaft mirë duke barazuar me Ismajlgecin në fund të pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Hoti shënoi golin e fitores.

Një humbje e tillë në Shkodër duket se nuk është përjetuar edhe aq mirë. Po ashtu kanë dalë disa pamje nga ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” teksa shihen dy persona që nxirren jashtë nga policia dhe forcat e sigurisë. Nuk dihet se çfarë kanë kërkuar këta dy persona dhe pse janë shoqëruar nga policia./NEWSPORT/