Luan sezonin e saj te dyte dhe eshte shume e lumtur qe eshte bere pjese e Vllaznise, skuader te cilen ajo e vlereson maksimalisht duke e cilesuar si “Barcelone per Ballkanin e Rajonin”.

Mesfushorja kosovare Gresa Berisha ne nje rrefim per “Shkodra Sport” ka shpjeguar arsyen pse zgjodhin ekipin shkodran, ate se si ndjehet ne rradhet e tij, por ka folur edhe per te ardhmen.

Nje lojtare qe ka luajtur me ekipet me te mira te Kosoves, por edhe ne Suedi, gjithsesi per momentin Vllaznine nuk e nderron me asnje tjeter. Si rrjedhoje ka synime ambicioze me te per te ardhmen.

Por nga ana tjeter, Berisha ben te ditur se ka zgjedhur te luaje per kombetaren shqiptare dhe eshte ne pritje te pasaportes per te bere te mundur realizimin e endrres se saj.

Te plote intervisten e kesaj futbollisteje, mund ta degjoni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: