Elbasani-Vllaznia është një nga përballjet me interesante që rezervon java e dytë e Abissnet Superiore, për shkak edhe të ish-lojtarëve në ekipet respektive. Sfida e 29 gushtit do të luhet pa praninë e tifozëve në stadiumin “Elbasan Arena”.
Rivaliteti është i madh mes dy klubeve dhe kjo vërehet në rrjetet sociale. Elbasani postoi së fundmi një poster ku ndodhen Gjini, Nikaj dhe Hebaj si tre ish-lojtarë të Vllaznisë.
Kuqeblutë dje publikuan foton e Emiljano Mustës në poster. Një lojtar i cili u transferua pikërisht nga Elbasani.
Dhe pse Vllaznia me Elbasanin ishin pretendentët kryesorë për titullin kampion pas 36 javëve në edicionin e kaluar, Egnatia i la pas në renditjen përfundimtare. Tashmë fokusi ka kaluar te sezoni i ri.


