FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREU përfol se do luante në Maqedoninë e Veriut, Xhesild Kapllanaj pranë...

U përfol se do luante në Maqedoninë e Veriut, Xhesild Kapllanaj pranë firmës me skuadrën e kategorisë së parë

U përfol se do të ishte pjesë e ekipit “Skopje” në Maqedoninë e Veriut, por gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë do të kemi një destinacion të ri për sulmuesin shkodran Xhesild Kapllanaj.

19 vjeçari shkodran pritet të jetë pjesë e skuadrës së Orikut në sezonin e ri. Drejtuesit e kësaj të fundit po zhvillojnë një merkato intensive sepse duan të zhvillojnë një sezon të mirë në kategorinë e parë të futbollit shqiptar dhe si rrjedhojë i kanë hedhur sytë edhe nga lojtarët e perspektivës.

Si rrjedhojë, pasi e kanë vëzhguar nga afër, janë bindur për vlerat e lojtarit të rritur tek Akademia Vllaznia dhe kanë vendosur t’i ofrojnë një kontratë profesioniste. Padyshim që kjo do të jetë një mundësi e mirë që Kapllanaj të tregojë vlerat e tij më të mira.

Fakti që është i datëlindjes 2007, i jep edhe më shumë hapësira aktivizimi dhe pritet që ta nisë si titullar sezonin e ri që prej ndeshjes së parë më 5 shtator. Vetë Xhensili duket se e ka marrë me shumë dëshirë këtë eksperiencë të re ndërkohë që prezantimi i tij nga ana e klubit të Orikut pritet të bëhet në ditët në vijim.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments