Leon Pohls pritet të jetë portieri i ri i sc Herenven. Gardiani 29-vjeçar gjerman është pranë transferimit te klubi holandez, pasi ka qenë pjesë e Vllaznisë në Shqipëri.
Pohls, i cili ka luajtur në kampionatin shqiptar me skuadrën shkodrane sezonin e kaluar, tani pritet të vijojë karrierën në Holandë, me Herenven që ka shfaqur interes për të siguruar shërbimet e tij.
Transferimi do të shënonte një tjetër lëvizje të rëndësishme në karrierën e portierit gjerman, i cili pas eksperiencës në Shqipëri do të kishte mundësinë të rikthehej në një kampionat europian të nivelit më të lartë.
Pak ditë më parë portieri dështoi të transferohej në Moldavi te skuadra e njohur e këtij vendit Sherif Tiraspoli ku më parë kanë luajtur disa shqiptarë.


