Wednesday, August 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLE TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 63 vjeçari ish- sulmuesi i...

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 63 vjeçari ish- sulmuesi i njohur i Flamurtarit të viteve ’80

Futbolli shqiptar ka marrë një lajm të hidhur sot, teksa është mësuar se ka ndërruar jetë ish-futbollisti vlonjat Agim Bubeqi.

Ish-sulmuesi i njohur i viteve ’80, pjesë e Flamurtarit që shkroi historinë në vendin tonë dhe në arenën ndërkombëtare, është gjetur i pajetë në banesën e tij këtë të mërkurë.

Klubi i Flamurtarit ka qenë ai që ka bërë menjëherë një postim me mesazh ngushëllimi për ikonën e futbollit vlonjat.

“Flamurtari F.C. shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Agim Bubeqit, ish-futbollistit të viteve të arta të klubit tonë.

Kontributi dhe emri i tij do të mbeten pjesë e historisë dhe kujtesës së familjes kuqezi.

Ngushëllime të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë komunitetit sportiv”, shkruhej në postimin e klubit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments