FAQJA E PARE KRYESORERefuzoi të dalë në stërvitje me Atletikon, Simeone dorëzohet dhe jep dritën...

Refuzoi të dalë në stërvitje me Atletikon, Simeone dorëzohet dhe jep dritën jeshile për ta shitur Alvarezin

Julian Alvarez ka vendosur mos të stërvitet me shokët e tij të Atletikos për të dytën ditë radhazi. 

Që nga kthimi i tij, argjentinasi ishte stërvitur normalisht dhe ndoqi një program të hartuar nga stafi i trajnerëve derisa ishte gati të luante disa minuta të dielën e kaluar kundër Vijareal. Pas dy ditëve pushim të dhëna nga klubi për të gjithë lojtarët, ai nuk mori pjesë në seancën e djeshme dhe ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë edhe sot.

Përballe kësaj situate duket së është dorëzuar edhe trajneri Diego Simeone i cili sipas gazetarit argjentinas Gaston Edul ka dhënë dritën jeshile për të shitur sulmuesin.

Trajneri argjentinas nuk mbështet më te 26-vjeçari për shkak të shpërqendrimeve që rrethojnë futbollistin i cili mbetet i vendosur t’i bashkohet Barcelonës këtë verë, pavarësisht preferencës së Atletikos për ta shitur atë te Arsenali në vend që të forcojë rivalët e tyre të drejtpërdrejtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments