Relevo ka zbuluar disa detaje të reja për situatën e Vinicius Junior te Real Madrid. Kontrata aktuale e brazilianit skadon në verën e vitit 2027.

Real Madridi ka kontaktuar me agjentët e lojtarit, duke u përpjekur të nisë negociatat për kontratën e re, duke parashikuar edhe rritje page për të.

Los Blancos duan t’i tregojnë Vinicius sesa lojtar me vlerë është për drejtuesit e klubit, por duket se braziliani nuk është i bindur.

Ai po përpiqet të fitojë kohë. Thjesht ka falenderuar klubin për gjestin. Duket se ai po kërkon të gjejë momentin e duhur për të menduar për të ardhmen. Për momentin, nuk ka sigurinë e mjaftueshme për ta parë veten një dekadë në Madrid.