Real Madrid ka mundur 2-1 Valencian, ndeshje e prapambetur e javës së 12-të të La Liga-s, ka marrë përkohësishtg kreun e La Liga-s.Një fitore e vuajtur me përmbysje për skuadrën e Ancelotti-t, që ka qenë në disavantazh 1-0 deri në minutën e 95-të, pas golit të Duro në të 27-ën.
Bellingham ka pasur mundësinë të barazojë në minutën e 55-të, por ka gabuar nga pika e bardhë. Më pas ka ardhur goli i Mbappe, që është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.
Situata është vështirësuar për Los Blancos në minutën e 79-të, kur Vinicius është ndëshkuar me karton të kuq pasi goditi portierin e Valencia-s.
Kur mendohej se Valencia do të merrte 3 pikët, Modric ka barazuar në minutën e 85-të dhe Bellingham ka realizuar golin e fitores në të 96-ën pas një gafe nga mbrojtja vendase.
Në minutën e 100-të, Valencia ka shkuar shumë afër golit të barazimit, por goditja e Rioja është ndalur nga shtylla.