Egnatia arriti të triufmojë mbrëmë ndaj Vllaznisë në finalen e Superiores me shifrat 4-0. Regi Lushkja arriti të shënojë dopietë sot ndaj Vllaznisë në finale të Superiores dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
“E mira ska fund, këto ndeshjet e fundit që nuk kam shënuar gol, nuk kam qenë në 100% tim. Kam pasur një dëmtim në gjysmëfinale ndaj Partizanit. Kam ndenjur 10 ditë pa u stërvitur sepse më ishte fryrë kavilja.
Jam futur në fushë për të ndihmuar ekipin. Shpërblimi është fitimi i titullit kampion. E kisha si synim fitimin e këpcuës së parë, por e fitoi Bekim Balaj, e meritoi dhe e përgëzoj, është super sulmues”, u shpreh Lushkja.