Reali i Madridit kërkon ta nisë sezonin e ri me trofe, ashtu siç mbylli edhe edicionin e fundit.
Gjatë së cilit djemtë e Carlo Ancelottit fituan titullin kampion, Superkupën e Spanjës dhe dhe Champions League. Për herë të 15-të në histori.
“Los Blancos” do të përballen në datën 14 gusht me Atalantën në Varshavë të Polonisë, finale e vlefshme për Superkupën e Europës.
Portieri i Realit, Thibaut Coutois foli për kanalin zyrtar të UEFA-s, duke mos i kursyer elozhet për skuadrën italiane nga Bergamo.
“Ata kanë një skuadër të mirë, por ne do të jemi gati për këtë finale. Italianët bëjnë presing në çdo cep të fushës.
Jemi përballur me Atalantën disa vite më parë në Champions, ishte një ndeshje e vështirë dhe e komplikuar.
Jemi të qartë se nuk do e kemi të lehtë, por ne do të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen. Pasi jemi Reali i Madridit”.
Nëse fiton, atëherë portieri belg do të futej në historinë e Superkupës së Europës. Si i pari që arrin ta fitojë 6 herë këtë trofe.