Gleison Bremer rinovoi kontratën me Juventus duke firmosur me bardhezinjtë deri në qershor të vitit 2029, ndërsa në kontratë është edhe një klauzolë lirimi për shifrën e 60 milionë eurove.

Pas firmës në kontratë, braziliani u shfaq i lumtur që do të vijojë aventurën me torinezët.

“Përshëndetje bardhezinj, jam shumë i lumtur që rinovova kontratën me Juventusin. Unë ju pres në fushë, përgjithmonë forca Juventus”, shkruan Bremer në rrjetet sociale.

Mbrojtësi iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në vitin 2022 nga Torino teksa 27-vjeçari është shndërruar në një lojtar titullar dhe shumë të rëndësishëm për prapavijën e italianëve.