Pas shkarkimit te Daniele de Rossit, Roma direkt ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Familja amerikane Friedkin vendosi te nderpriste raportin me ish-kapitenin te cilit besimi iu konfirmua ne fund te sezonit te shkuar por qe pas 4 javesh ne Serie A kete edicion gjithcka u prish. Jo thjesht rezultatet, por edhe konfilt me disa lojtarë, mes tyre nje grup italianësh si El Sharaawy dhe Cristante.
Roma zgjodhi direkt Ivan Juric, qe pas eksperiences te Torino ishte pa ekip. Tifozeria u duke revoltuar ne Trigoria dhe disa akuzuan El Sharaawy me shoke se kishin shtyre ne shkarkimin e De Rossit.
Komunikata – “AS Roma njofton se Ivan Juric është trajneri i ri teknik i ekipit të parë, deri më 30 qershor 2025. Kroati, i lindur në vitin 1975, pasi kishte fituar një përvojë shumë të gjatë si futbollist mes Kroacisë, Spanjës dhe Italisë, ai filloi karrierën e tij si trajner në futbollin e të rinjve dhe më pas si asistent teknik përkrah Gian Piero Gasperinit.
Ai bëri debutimin e tij në Serie A në sezonin 2016-17 në pankinën e Genoa-s, pasi fitoi – në sezonin e kaluar – promovimin në ligën më të mirë me Crotone, i pari në historinë e klubit kalabrian.
Nga viti 2019 deri në vitin 2021 ai drejtoi Hellas Veronën, duke shoqëruar verdheblutë në dy shpëtime radhazi, duke shtuar edhe disa lojtarë. Në vitin 2021 ai mori rolin e menaxherit të Torinos, duke qëndruar në detyrë deri në vitin 2024 dhe duke u bërë trajneri i dytë me më shumë stola në 20 vitet e fundit të ekzistencës së klubit Granata.”.