Grumbullimi i munguar i Neymar Jr. në kombëtaren braziliane ka futur Carlo Ancelotti-n në “syrin e ciklonit”. Rezultatet e dobta të Brazilit në Eliminatoret e Botërorit u kanë dhënë argumente kritikëve për të “sulmuar” trajnerin italian.
“Mendoj se Neymar është një lojtar vendimtar për ‘Seleção’-n. Ne nuk kemi lojtar tjetër me talentin e Neymar dhe duhet që të shpresojmë që të jetë në 100% për të na ndihmuar në Kupën e Botës.
Por të ishte grumbulluar gjatë eliminatoreve do të kishim të tjera rezultate”, tha “Fenomeni”, i cili njihet për miqësinë që ka si me teknikun italian edhe sulmuesin e talentuar.