HomeKRYESORERubin Hebaj drejt largimit nga Arabia Saudite, rikthimi në Superiore një opsion...

Rubin Hebaj drejt largimit nga Arabia Saudite, rikthimi në Superiore një opsion për sulmuesin shkodran

Rubin Hebaj është lojtar i lirë aktualisht. Akoma është e paqartë çfarë po ndodh me karrierën e tij, pasi u kthye në idhull te skuadra e Andijon në Uzbekistan.

Kujtojmë se në janarin e këtij viti u transferua në elitën e futbollit arab, pikërisht te Al-Orobah për shifrën e 300 mijë eurove. Gjatë muajve që luajti me këtë skuadër, sulmuesi shkodran dha kontributin e tij për ngjitjen në Superligë.

Por ndërkohë mësohet se që nga kjo verë konsiderohet lojtar i lirë, ndërsa e ardhmja e tij është e mjegullt. Kujtojmë se për vitin 2023 u shpall dhe “Lojtari i Vitit” në Uzbekistan. Sulmuesi 26-vjeçar nga Shkodra mesa duket ka hasur probleme në Arabinë Saudite, ndërsa dokumentet e lojtarit mund të jenë çështje që e pengojnë për t’u zyrtarizuar diku tjetër.

Çdo gjë pritet të zgjidhet në ditët e ardhshme dhe nuk përjashtohet mundësia që atë ta shohim duke luajtur edhe në një nga skuadrat e kampionatit shqiptar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments