Futbollisti legjendar gjerman i futbollit dhe ish-presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, foli për teprimet financiare në rritje në futbollin evropian, veçanërisht kur bëhet fjalë për transferimet. Bavarezët treguan interes për sulmuesin Nick Woltemade këtë verë, por në Mynih gjykuan se kërkesat e Stuttgartit ishin krejtësisht joreale.
Në fund, sulmuesi 22-vjeçar gjerman përfundoi te Newcastle United për një shumë marramendëse prej 75 milionë eurosh, dhe Rummenigge foli hapur për Radio dhe Televizionin Bavarez.
Ai ka sulmuar Newcastlen, duke thënë se Stuttgarti gjeti një idiot që paguan shumë para për Woltemade.
“Po arrijmë ngadalë dimensione që nuk janë më të pranueshme. Nuk duhet t’i përmbushim të gjitha kërkesat. E përgëzoj Stuttgartin që gjeti një idiot që do të paguajë kaq shumë para për Woltemade”, tha hapur ish-futbollisti legjendar gjerman.
Woltemade ka bërë tre paraqitje dhe dy gola në Ligën Premier deri më tani. Ai shënoi në fitoren kundër Wolves dhe ishte gjithashtu golashënuesi në humbjen kundër Arsenalit (1:2) në St. James’ Park. /Telegrafi/