HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESaimir Patushi: Lojtarët e sotëm më shumë e kanë mendjen tek instagrami...

Saimir Patushi: Lojtarët e sotëm më shumë e kanë mendjen tek instagrami sesa tek fusha e lojës

Saimir Patushi si një ish i Tiranës dhe Partizanit ka qenë i ftuar në “Studio Sport”, Vizion Plus, teksa ka komentuar derbin mes “Bardhebluve” dhe “Demave të Kuq”. Kritikat nuk kanë munguar prej ish-lojtarit në adresim të kontigjentëve respektiv:

“Nuk bëhet Partizani dhe Tirana me mercenarë. Me ata që nuk dinë se çfarë është fanella që veshin. Një pjesë e mirë e lojatrëve nga të dy kampet më shumë shëtisin në fushë, ose që bëjnë selfin. Lojtarë që e kanë mendjen te Instargrami.

Mbase është cinike, por unë i kam veshur të dyja fanellat dhe e di se çfarë kërkojnë këto dy klube. Nëse këto dy skuadra preferojnë që këta lojtarë që kanë sjellë, ku janë këta që bëjnë gabime amatoreske, ku nuk i përshtaten këtyre dy klubeve që çdo fëmijë në Shqipëri e ka ëndërr. Besojë se kjo panoramë është një humnerë e madhe që po i çonë drejt fundit të dyja ekipet”.      

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments